Industria e sheqerit rrezikohet nga kriza për gaz

Industria e sheqerit deri më tani ishte sektori ushqimor më pak i goditur nga lufta në Ukrainë.

Shqetësimet po rriten se mungesa e gazit mund të ndikojë së shpejti në prodhimin global.

Ekspertët thonë se gjatë tre viteve të fundit kërkesa për sheqer ka qenë më e lartë se prodhimi.

Panxhari i sheqerit përbën 32% të furnizimit me sheqer në botë.

Procesi i prodhimit përdor një sasi relativisht të madhe energjie për një periudhë të shkurtër kohe dhe shumica e kësaj energjie vjen nga qymyri, nafta ose gazi, madje ka shumë fabrika që janë 100% të varura nga furnizimi me gaz.