Indonezia ngre alarmin në nivelin më të lartë, shpërthen vullkani në ishullin Java

Vullkani i Malit Semeru në Indonezi ka shpërthyer, duke dërguar hirin në qiell dhe duke shkaktuar evakuime në ishullin kryesor të vendit, Java.

Autoritetet ngritën statusin paralajmërues të vullkanit në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti i tij është përshkallëzuar.

Nuk është raportuar për të lënduar, por njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë të paktën 8 kilometër larg zonës ku ndodhet vullkani.

Japonia lëshoi një paralajmërim për cunami për ishujt e saj më jugor pas shpërthimit.

Niveli i rritur i kërcënimit nga tre në katër do të thotë gjithashtu se rreziku kërcënon shtëpitë e njerëzve.

Hiri vullkanik po bie në fshatrat përreth dhe evakuimi i njerëzve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, që jetonin pranë vullkanit në provincën Java Lindore ka filluar.

Mali Semeru filloi të shpërthejë rreth orës 02:46 me orën lokale.

Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete.

Semeru – i njohur gjithashtu si “Mali i Madh” – është vullkani më i lartë në Java dhe një nga më aktivët. Shpërthimi i fundit ndodhi saktësisht një vit më parë, duke vrarë të paktën 50 njerëz dhe duke lënë rrugë të mbushura me baltë dhe hi.

Ai gjithashtu pason një seri tërmetesh në perëndim të ishullit Java, që ndodhet rreth 640 km në lindje të kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, duke përfshirë një muajin e kaluar që vrau më shumë se 300 njerëz.

*Tibo News