Indonezi, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në Indonezi pas tërmetit i cili shkaktoi 272 viktima ndërsa 39 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur.

Makineritë e rënda dhe helikopterët po përdoren në mënyrë masive për të ndërhyrë në terrenet e vështira.

Një fëmijë 6-vjeçar u arrit të nxirrej nga rrënojat pasi kishte mbetur i bllokuar prej më shumë se dy ditësh pa ushqim dhe pa ujë.

Sipas autoriteteve numri i viktimave nga tërmeti i të hënës pritet të rritet teksa të plagosurit nga kjo katastrofë natyrore janë në mbi 2 mijë.

Për shkak të rrëshqitjes masive të dheut rreth 56 mijë shtëpi u dëmtuan ndërsa 62,000 persona u evakuan nga zonat e rrezikut.

Terreni i vështirë nuk ka lejuar ekipet e kërkim-shpëtimit që të vijojnë me ritme më të shpejta punën e tyre.

Me qindra banorë mbajnë në duart e tyre pankartat dhe kutitë e kartonit duke kërkuar ndihmë pasi dëmet e shkaktuara nga tërmeti iu morën atyre gjithçka. 

*TiboNews