
India me “dorë të hekurt” ndaj mediave sociale
India po shqyrton nëse do të ngrejë një panel apelimi me fuqinë për të ndryshuar vendimet e moderimit të përmbajtjes të firmave të mediave sociale.
Zbulimi erdhi në një dokument që kërkon komente mbi planet për ndryshime në rregullat e IT-Së që hynë në fuqi vitin e kaluar dhe synojnë të rregullojnë përmbajtjen e mediave sociale, duke i bërë firmat si Facebook, YouTube dhe Twitter më të përgjegjshme.
Firmave të mediave sociale u kërkohet të kenë një oficer të brendshëm për zgjidhjen e ankesave dhe të caktojnë drejtuesit për të koordinuar me zyrtarët e zbatimit të ligjit.
“Ndërmjetësi do të respektojë të drejtat që u akordohen qytetarëve sipas kushtetutës,” thuhet në projekt-rregullat në një seksion të ri të shtuar, duke iu referuar kompanive të mediave sociale.
India renditet ndër burimet më të mëdha në mbarë botën të kërkesave të qeverisë për heqjen e përmbajtjes në Twitter dhe Meta Platforms.
Plani i ministrisë qëndron për të rritur kontrollin e qeverisë mbi platformat e mediave sociale duke e lejuar atë të emërojë oficerë për të mbikëqyrur vendimet e moderimit të përmbajtjes.
Tensionet janë ndezur midis qeverisë nacionaliste të Indisë dhe Twitter-it, e cila vitin e kaluar refuzoi të zbatonte plotësisht urdhrat për të hequr llogaritë dhe postimet e akuzuara për përhapjen e dezinformatave në lidhje me protestat e fermerëve kundër qeverisë.