India bllokon 22 kanale në YouTube

Qeveria e Indisë ka bllokuar 22 kanale të YouTube për dezinformim mbi tema që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Katër prej tyre janë me origjinë pakistaneze.

Ministria e Informacionit dhe Transmetimit tha se kanalet e bllokuara në YouTube kishin 2.6 miliardë shikues.

Qeveria indiane deklaroi se shumë kanale në YouTube janë përdorur për të postuar lajme të rreme për tema të ndryshme si Forcat e Armatosura të Indisë.

Në dhjetor dhe janar, ministria e informacionit përdori fuqi bllokoi 55 kanale në YouTube të Alphabet dhe disa llogari në Twitter dhe Facebook.

Qeveria indiane ka përdorur rregulla të reja të teknologjisë në vitin 2021, të cilat kryesisht synonin rregullimin e firmave të mëdha të mediave sociale. Rregullat i dhanë qeverisë më shumë fuqi për të hequr përmbajtjen.

India ka kërkuar veprime më të ashpra ndaj gjigantëve e teknologjisë amerikane, përfshirë Google dhe Facebook, për ato që i përshkruan si lajme të rreme në platformat e tyre.

Në një takim në shkurt, zyrtarët u thanë firmave se mosveprimi i tyre po e detyronte qeverinë të urdhëronte heqjen e përmbajtjes, gjë që nga ana e saj tërhoqi kritika ndërkombëtare se autoritetet po shtypnin shprehjen e lirë.