Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA u rrit më pak se sa pritej

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit më pak se sa pritej në muajin tetor në SHBA.

Diçka e tillë ka sjellë shpresa se inflacioni i lartë i cili ka prekur ekonominë amerikane mund të zbehet.

Departamenti Amerikan i Punës nëpërmjet vëzhgimit deklaroi se indeksi i çmimeve të konsumit u rrit përgjat muajit tetor vetëm me 0.4%. dhe 7.7% nga një vit më parë.

Kjo lëvizje ekonomike ka ngjallur shpresat se Rezerva Federale mund të ngadalësojë rritjen e normave të interesit për qytetarët amerikan.

Megjithatë Banka Qendrore ka sinjalizuar se kjo rënie në indeksin e çmimeve të konsumit mund të jetë një pikë përkulëse dhe se norma do të vijojë të rritet me ritme më të ngadalta.

Menjëherë pas këtij lajmi aksione të ndryshme në tregjet financiare ndërkombëtare pësuan rritje.

Kjo është hera e parë që rritja vjetore e indeksit të çmimeve të konsumit pëson një ulje nën 8% që prej shkurtit të këtij viti.