
‘Incidenti’ në Kuvend, ambasadorja Yuri Kim: Akte që i përkasin të shkuarës t’mos përsëriten!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndonëse pa e përmendur në emër ish kryeministrin Berisha, ka reaguar për gjestin e tij në foltoren e kuvendit, teksa largoi Alibeajn për të marrë ai fjalën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se ditët e largimit të të tjerëve nga podiumet apo shtrembërimit të shtetit të së drejtës, i përkasin të shkuarës dhe kjo gjë nuk duhet të përsëritet më kurrë.
Postimi i ambasadores amerikane Yuri Kim:
Yuri Kim reagon për ‘incidentin’ mes Berishës dhe Alibeaj
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria… (1/2) https://t.co/721a3qiU22
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 21, 2022
*Tibo News