Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë mungesa furnizimesh

Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës në Bullgari, Serbi, Hungari dhe çmimit të lartë deri në 430 lekë për litër.

Ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të bllokuar për shtetet e tjera importet e vajit të lulediellit deri në 15 maj.

Tregtarët e mëdhenj të vajit thonë se prej më shumë se 1 muaj nuk po ambalazhojnë vajin e importuar, pasi prej 3 javësh bordi i transparencës të mallrave të shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e vajit ushqimor prej 315 lekë për tregtarët e shumicës dhe 321 lekë për litër për konsumatorin.

Ndërsa çmimi i furnizimeve është më i shtrenjtë.

*Tibo News.