Importet e drithërave nga Rusia drejt Shqipërisë u dyfishuan në mars

Pasi sulmet Ruse në Ukrainë nisën në fund të muajit shkurt, vendi ynë u përfshi në panik për sigurinë e furnizimeve me grurë, duke qenë se importet e drithërave nga ky vend zënë rreth 47% të importeve totale në vite të zakonshme. Por ndodhi e kundërta, me të nisur lufta importet nga Rusia u dyfishuan gjatë marsit.

Sipas të dhënave zyrtarë të INSTAT gjatë muajit mars u importuan nga Rusia mbi 10 mijë tonë grurë nga 5 mijë tonë në marsin e vitit 2021 me një rritje mbi 100%. Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pohuan se importet e drithit me origjinë nga Rusia nuk janë përfshirë në sanksione deri më tani.