
Ilir Meta kallëzon penalisht Autoritetin e Dosjeve
Kreu i Partisë së Lirisë ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve, siç kishte paralajmëruar edhe më herët. Meta thotë se ky institucion ka bërë shkelje të rënda dhe të qëllimshme në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
Më herët, gjatë një konference, Meta e kishte paralajmëruar kallëzimin e sotëm, ndërsa mohoi që ndaj tij të ketë ekzistuar ndonjë dosje.