Ilir Meta, 140 faqe në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit. Dokumenti në fjalë do t’i jepet kreut të Partisë së Lirisë në trajtë fotokopjeje dhe CD.

Në letrën e Autoritetit drejtuar Kuvendit zbulohet se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.