Ilir Beqaj sërish në SPAK: Mora hard diskun me të dhënat e laptopit

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar sërish në SPAK, ku u mor në pyetje nga Policia Gjyqësore e Byrosë Kombëtare të Hetimit për rreth 40 minuta.

Ish ministri tha se është dorëzuar edhe hard disku me të dhënat kompjuterit të tij që iu sekuestrua në shtëpinë e tij nga SPAK më 28 dhjetor.

Ilir Beqaj po hetohet, ndërkohë që ka marrë masën “detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit” për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Vendimi i firmosur erdhi pas hetimit për çështjen e ‘sterilizimit’, që u mor më 16 Nëntor. Më këtë vendim, Ilir Beqaj është paraqitur para Policisë Gjyqësore çdo të premte.

Masa ndaj Beqajt u mor pasi GJKKO kërkoi nga prokuroria të shtrinte hetimet për koncesionin e sterilizimit edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë.