Ilir Beqaj i kërkon SPAK-ut t’i kthehet laptopi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur para prokurorëve të SPAK, në respektim të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme për “detyrim paraqitjeje” për shkak të hetimit të nisur ndaj ish-ministrit nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Mesohet se ish-ministri ka kërkuar që prokurorët e çështjes t’i vënë në dispozicion raportin e plotë të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shkeljet që kanë qenë bazë për hetimin e nisur ndaj tij.

Ai ka kërkuar po ashtu dhe kthimin e laptopit, të cilin SPAK i’a ka sekuestruar në kuadër të një hetimi paralel me atë të koncesionit të sterilizimit që po kryen SPAK, në ngarkim të Beqajt.

Në mesin e muajit nëntor të 2023, ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre për sa i përket koncensionit për sterilizimin.