Ibrahim Rrustemaj, “Kcimi i Tropojës” dhe rruga drejt UNESCO-S

Ibrahim Rrustemaj është i riu nga Tropoja, që në 15 vite jetë, 10 ia ka kushtuar kërcimit. Që nga mosha 5 vjeçare ai është pjesë e ansamblit “Dardania” dhe në vitin 2022 është diplomuar për Aftësi Koreografike. Tashmë edhe profesionist, pasionin e tij e ushtron kudo në përditshmërinë e tij.

Aktualisht përveçse është pjesë e ansamblit, bën dhe kurse në formë vullnetare në gjimnazin ku studion.

Në rrugën e gjatë të këtij pasioni, Ibrahimi ka pasur shumë njerëz që kanë ndikuar pozitivisht, por një nga personat që veçon, është Skënder Haklaj.

Në 10 vite kërcim, Ibrahimi konsideron “Kcimin e Tropojës” si më të preferuarin duke veçuar edhe emërtimin e tij.

Quhet “Kcim” pasi i ka fillimet para valles. Gjithashtu Rrustemaj tregoi për Tibo News se ky “kcim” është në rrugën drejt UNESCO-s.

Ibrahim Rrustemaj do të vazhdojë të bashkëjetojë për shumë gjatë me kërcimin, por paralelisht ai do të vazhdojë studimet për IT.