I moshuari “siguron jetën” nga TikTok

Një 82 vjeçar amerikan me profesion arkëtar” ka mundur të sigurojë jetën e tij falë një akti bamirësie i cili nisi në platformën sociale TikTok.

Warren Marion mori një çek prej 108,682 dollarësh nga bujaria në internet pasi për të ishte hapur një llogari “GoFoundMe”.

Një biznesmen i vogël me një llogari mjaft të ndjekur në TikTok hapi këtë llogari për të moshuarin duke shpjeguar se donte të ndihmonte Warren që të bënte gjërat që ai donte në jetë.

Rory McCarty, arriti të përmbushte qëllimin e tij për të ndihmuar të moshuarin brenda pak ditësh ku me mijëra njerëz dhuruan para për të moshuarin.

Pavarësisht arritjes së shumës së synuar ka ende njerëz që po japin donacionet e tyre.

82 vjeçari, një ish marinas i ushtrisë amerikane vijonte të punonte për të mundur të përballonte jetesën.

Në momentin e marrjes së çekut Warren Marion u shfaq tejet i emocionuar teksa tha se ndihma do ta lejonte atë që të paguante fondet për shtëpinë e tij dhe të udhëtonte në Florida për të vizituar fëmijët e tij.

*TiboNews