I jepet lamtumira edhe aktorit të njohur, Francesco Nuti-t

Në të njëjtin ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, humbi jetën edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.

Mediat italiane raportojnë se ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, në Romë. Nuti ishte një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian, por prej disa kohësh ishte i sëmurë.

Vajza e tij, Ginevra, ka bërë të ditur lajmin, dhe së bashku me familjen falënderojnë stafin mjekësor dhe të gjithë ata që e kanë kujdesur aktorin gjatë sëmundjes afatgjatë, veçanërisht stafi i Villa Verde në Romë.