I ftohti në SHBA, temperaturat arrijnë në -45 gardë, të paktën 59 viktima

Të paktën 59 persona kanë vdekur pas ngrirjes së rëndë të Arktikut që vazhdon të godasë SHBA-në dhe Kanadanë. Zyrtarët thonë se 55 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA, ndërsa zona më e goditur është Buffalo, në qytetin e Nju Jorkut. Katër viktima u shënuan në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull.

Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk është thelbësore.