
I dyshuari për të shtënat në Highland Park pranon autorësinë
Personi i akuzuar për vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në një paradë të Ditës së Pavarësisë në Çikago, pranoi para autoriteteve se ai kreu të shtënat.
Robert Crimo, i dyshuari 21-vjeçar që përballet me shtatë akuza për vrasje të shkallës së parë, u shfaq në seancën dëgjimore, dy ditë pas sulmit në Highland Park, Illinois.
Crimo-s iu mohua lirimi me kusht ndërsa foli vetëm shkurt për të konfirmuar se asnjë avokat nuk pranonte ta përfaqësonte.
Autoritetet thanë të martën se Crimo kishte planifikuar sulmin prej javësh ndërsa nuk kuporet ende arsyeja.