AlbanianEnglish

Hyundai $2mld humbje nga problemet me motorët

Kompania e makinave Hyundai duket se po vuan pasoja të majme nga defektet e motorëve në modelet e shkuara.

Marka koreano-jugore tregoi se në tremujorin e tretë ka pasur rreth 2 miliardë dollarë humbje nga të ardhurat e parashikuara.

Kjo shumë është sa gjysma e fitimit të vlerësuar të Hyundai për periudhën, dhe më shumë se dy të tretat për filialin e saj Kia.

Në vitin 2015 dhe 2017, të dy firmat tërhoqën pothuajse 1.7 milionë automjete, kryesisht në tregun amerikan, për shkak të problemeve me motorët, probleme që mund të shkaktonin deri në përplasje.

Për të ndrequr reputacionin e dëmtuar, Hyundai, ofroi më pas garanci të përjetshme për motorët e këtyre klientëve.

Por ngadalësim global i shitjeve të makinave, kryesisht për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë, i ka bërë klientët amerikanë të mbajnë më gjatë në përdorim makinat e para dhe si rezultat atyre u është dashur të kenë më shumë nevoja për riparime.

Autoritetet raportojnë se përdorimi mesatar i një makine të zakonshme në SHBA ka shkuar në mbi 13 vite, nga 12 vite e gjysmë që ishte vitin e kaluar.

*Tibo News.

You don't have permission to register