Hyn në fuqi rritja e rrogave për punonjësit e OSHEE, ka dhe njoftim për vende pune

Për punonjësit e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike nuk do të pritet buxheti i vitit të ardhshëm për t’ju rritur pagat. Nga 1 Nëntori një elektricist do të marrë një page të rritur me 29%, ndërsa për çdo dekadë pune në këtë sektor do të aplikohet dhe një përqindje për vjetërsi në punë.

Ministrja e Energjetikes e lidh vendimin për rritjen e pagës me performacën e mirë të gjithë sektorit, që gjatë këtij viti sipas saj ka pasur rritje të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve në rrjete. Brenda sistemit Balluku lajmëron se janë 309 vende vakante në pozicione të ndryshme, dhe rritja e pagave sipas saj duhet të jetë një motiv më shumë për t’ju bashkuar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Energjisë Elektrike.