Hyn në fuqi ligji për bizneset pranë bregdetit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, tashmë ka përcaktuar standardet e trajtimit të ujëra ve të ndotura, për të gjitha subjektet e akomodimit apo shërbimit që operojnë në njësitë e plazheve.

Ligji është botuar në fletoren zyrtare dhe tashmë është në fuqi. Dhe tashmë sipas ligjit, të gjitha këto struktura detyrohen të pajisen me leje ndërtimi që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura.

Lidhur me këtë impiant, ministria ka parashikuar edhe parametrat që instalimi nëntokësor duhet të përmbajë, që të mos krijohen problematika mjedisore.

Ujërat e trajtuara, më pas do të depozitohen në një pusetë kontrolli, e cila do përdoret për marrjen e kampioneve për testet e cilësisë së ujit nga Task Forca.

Më pas, ujërat do shkarkohen në rrjetin publik të ujërave të ndotura urbane për t’u dërguar më pas te kolektori ose rrjeti më i afërt.

Masa e gjobave për shkelësit varion sipas kategorisë që i përket subjekti. Vlera parashikohet nga 1.5 milionë deri në 2.65 milionë lekë.