Hyn në fuqi harta e re gjyqësore, ç’do të thotë kjo për qytetarët

Nga kjo e mërkurë, hyn në fuqi harta e re gjyqësore. Kjo do të thotë se 5 gjykata të Apelit në vendin tonë, nuk do të funksionojnë më. Në Tiranë do të ketë vetëm një gjykatë Apeli.

Ndërsa nuk do të jenë më funksionale gjykatat e Apelit në Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Me vendim të KLGJ-së këto gjykata janë shkrirë dhe funksionale do jetë vetëm Gjykata e Apelit në Tiranë, që do të shqyrtojë të gjitha çështjet në rang republike.

Në bazë të këtij vendimi, do të mbetet e hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët nga ku do të mund të kërkojnë informacion, apo të depozitojnë ankesa. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, gjatë takimit me anëtarët e KLGj dhe gjyqtarët tha se kjo hartë e re gjyqësore do të përmirësojë cilësinë e shërbimit

Ajo theksoi se të gjitha çështjet që kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe të cilat nuk do të jenë më në funksion, do të vazhdojnë gjykimin

*Tibo News