Hyn në fuqi Amnistia Penale, pritet lirimi i të dënuarve, ja kategoritë

Sot nisi dhe lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga Amnistia. Kjo u miratua më 4 Prill në Kuvend.

Ministria e Drejtësisë njotoi më herët s procesi i lirimeve nisi në 13:00 të ditës së sotme.

Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar  nga të cilët 700 do lirohen menjëherë.

400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona të cilët janë në shërbim prove.

Nga kjo amnisti do përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 Mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.

Gjithashtu përfitojnë gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur e kanë marrë dënimin.