
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO.
Megjithëse aplikimi finlandez tashmë është miratuar, ai suedez është ende i bllokuar në parlamentin hungarez. Projektligji për pranimin e Finlandës në NATO u miratua me 182 pro dhe gjashtë vota kundër, pasi u shty disa herë.
Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
NATO-ja kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i kishte kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë të dyja kërkesat. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha javën e kalaur se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, por jo edhe të Suedisë.