Hungaria i hap Suedisë derën për në NATO

Kryeministri Viktor Orban tha se parlamenti hungarez do të miratojë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Kjo i jep fund muajve ankth dhe pritje, me Hungarinë e fundit nga 31 anëtarët që ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Me Suedinë pas Finlandës në NATO, Vladimir Putin ka arritur atë që ai kërkoi të shmangte, zgjerimin e  aleancës.

Anëtarësimi i Finlandës në NATO rezultoi gjithashtu në zgjerimin e kufirit të drejtpërdrejtë të Rusisë me aleancën.