
Hungaria bën thirrje për shpërndarjen e Parlamentit Europian
Kryeministri hungarez Victor Orban ka kritikuar Parlamentin Europian për zbulimet e fundit të një skandali korrupsioni me para për favore që dyshohet se përfshinin Katarin. “Hungarezët do të dëshironin që Parlamenti Europian të shpërndahej”, tha Orban.
Skandali, tha Orban, kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e institucionit dhe se madje ai mbështet shfuqizimin e organit siç ekziston aktualisht.