
Humbje apo shtim në peshë? Ja çfarë sjellin filmat horror
Filmat horror, ndryshe nga komeditë romantike, i bëjnë njerëzit të ndihen të stresuar dhe nervozuar, ndaj ata përpiqen të gjejnë ngushëllim në ushqime të ndryshme dhe të lehta.
Një studim nga Universiteti i Westminsterit pretendoi se të parit e filmave horror ndihmon në humbjen e peshës sepse përshpejton rrahjet e zemrës.
Ndryshe nga ky studim, një studim i Universitetit Libano-Amerikan në Nju Jork pretendon se shikimi i filmave të frikshëm i bën njerëzit të synojnë ushqimet e yndyrshme dhe të shtojnë peshë.
Shkencëtarët thonë se filmat intensivë i shtyjnë njerëzit që të shijojnë më shumë ushqimin në mënyrë që të lehtësojnë stresin e shkaktuar nga filmat e tillë.
Ky studim ka përfshirë 84 pjesëmarrës nga mosha 20 deri në 30 vjeç, të cilët u caktuan rastësisht për të parë një film horror ose komedi romantike.
Para studimit, u kryen matje të ndryshme, duke përfshirë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe forcën e kapjes, si dhe nivelet e vlerësuara të stresit dhe oreksit.
Studiuesit zbuluan pas kësaj se grupi që po shihte filma horror hante më shumë me një mesatare prej 6.45 %, krahasuar me “grupin romantik” me një mesatare prej 4,93%.
Pra bazuar në këto dy studime, ju mund të humbisni peshë nëse shihni filma horror, por nëse e bëni këtë duke e tepruar me ushqimin, ju mund të keni efektin e kundërt.