
Humbi garën, por jo qytetarinë, Zef Hila i uron fitoren kundërshtarit politik
Humbi garën, por jo qytetarinë. Në mesin e shumë akuzave të ndërsjellta mes përfaqësuesve të palëve poltike, një shembull qytetarie vjen nga Vau i Dejës.
Kandidati i Partisë Socialiste, Kristjan Shkreli ka arritur të sigurojë shumicën e votave, rreth 55% duke fituar kështu Bashkinë e Vaut të Dejës.
Në garë ka qenë edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila, ish-deputeti i PD-së dhe njëherësh ish-kryebashkiak i Vaut të Dejës, i cili ka marrë rreth 40% të votave.
Ky i fundit ka uruar kundërshtarin e tij socialist për fitoren, duke pranuar dhe rezultatin e zgjedhjeve.
“Kjo është një garë e normalisht dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt, numërimi shkoi shumë normal, njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, shprehet Zef Hila.