Humbi bashkinë e Shkodrës, reagon Bardh Spahia

Bardh Spahia ka reaguar pas humbjes së thellë në Shkodër, ku kundërshtari Benet Beci fitoi me mbi 10 mijë vota më shumë.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.

Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.”