
Humbi 20 milionë dollarë, Meghan Markle fotografohet në gjendje jo të mirë
Meghan Markle u fotografua me një pamje të shqetësuar në paraqitjen e saj të parë publike pas mbylljes së marrëveshjes me Spotify për 20 milionë dollarë për podcastin e saj.
41-vjeçarja u kap duke ecur drejt një takimi në Santa Barbara, duke shfaqur një bisedë shumë intensive.
Më pas, Markle hoqi kufjet dhe shpesh herë fiksoi sytë e saj në telefon.
Dukesha e Sussex-it ishte e veshur thjesht, me makeup minimalist dhe kishte kombinuar një bluzë të badhë me vija të zeza me mëngë të gjata dhe xhinse të errëta. Ata nënshkruan marrëveshjen e tyre me vlerën marramendëse prej 20 milionë dollarë në vitin 2020, por ofroi vetëm 13 orë program në dy vjet e gjysmë – 12 episode të podcast-it “Archetypes” të Markle dhe një speciale për pushime.