Humb jetën 24 vjeçari në Vlorë, po punonte telk gurorja e fshatit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Mësohet nga policia se një djalë i ri, 24 vjeç është dëmtuar nga gurët teksa punonte me skrep, dhe për pasojë fatkeqësisht ka humbur jetën.

Njoftimi zyrtar nga Policia.

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.