
Hoteli më i mirë në botë ndodhet jo shumë larg Shqipërisë
Zgjedhja e një hoteli në një vend të huaj mund të jetë stresuese, për shkak të shumë varianteve që ofrohen.
Por çdo vit ekipi i Travel + Leisure i bën gjërat pak më të lehta, duke vlerësuar hotelet në mbarë botën bazuar në objektet, shërbimin, ushqimin dhe vlerën e tyre.
Si rezultat, ata analizojnë disa nga hotelet më të mira në botë dhe renditja e vitit sapo është publikuar.
Këtë vit, më i miri në botë është vlerësuar një hotel në Montalcino, Itali, që zë vendin e parë, i quajtur Rosewood Castiglion del Bosco.
Nuk mund të mohohet peizazhi mahnitës dhe ndoshta kjo shpjegon se pse ky vend zë vendin e parë.
Castiglion del Bosco është një pronë 800-vjeçare në Toskanë rrethuar nga vreshta, në një parcelë prej 5000 hektarësh. Ai gjithashtu krenohet me pamje të jashtëzakonshme të Parkut Natyror Val d’Orcia të mbrojtur nga Unesco dhe qytetit të vogël Montalcino në majë të kodrës.
Vetë hoteli është një përzierje delikate e tradicionales dhe bashkëkohores dhe ofron fusha tenisi, një spa, ambiente gatimi dhe madje edhe një punishte vere. Mysafirët mund të zgjedhin nga 42 suita me veçori të trashëgimisë, orendi antike, tekstile vendase dhe aksesorë artizanalë ose një nga 11 vila luksoze toskane, të vendosura në të gjithë peizazhin.
Por ky ambient mahnitës kushton, pasi çmimet për këtë hotel luksoz fillojnë nga 1,280 € për natë. Në listën e ‘hoteleve më të mira’ është Grace Hotel në Santorini në vendin e dytë, si dhe Waldorf Astoria Maldives Ithaafushi në vendin e tretë, i cili është në Maldive.
Lista e plotë si më poshtë.
- Rosewood Castiglion del Bosco, Montalcino, Italy
- Grace Hotel, Auberge Resorts Collection, Santorini, Greece
- Waldorf Astoria Maldives Ithaafushi, South Malé Atoll, Maldives
- Pickering House Inn, Wolfeboro, USA
- One&Only Reethi Rah, North Malé Atoll, Maldives
- Royal Mansour, Marrakech, Morocco
- Capella Ubud, Bali, Indonesia
- The Lowell, New York, USA
- Hôtel Madame Rêve, Paris, France
- Rosewood Villa Magna, Madrid, Spain
*Tibo News