
Horoskopi për muajin prill
Dashi:
Do të jetë një muaj plot motivim. Por presionet në vendin e punës mund të rriten. Eprorët do t’ju vëzhgojnë nga afër, ndaj mos jini të pakujdesshëm. Biznesi do të sjellë fitime dhe kursimet do të rriten. Investimi në një biznes të ri do të shpërblehet. Njerëzit e punësuar mund të gjejnë burime të tjera të ardhurash. Çdo mosmarrëveshje e vazhdueshme mes çifteve do të zgjidhet dhe dashuria me besimin do të rriten. Do të çliroheni nga disa shqetësime shëndetësore të vogla. Asgjë serioze, mjafton të gjeni kohë edhe për veten tuaj.
Demi:
Demi do të ketë fat në karrierë. Ka shanse për promovim për personat e punësuar. Ata që kërkojnë punë për një kohë të gjatë do të marrin disa oferta të mira. Do shihni përmirësim në të ardhurat tuaja. Ata që janë të përfshirë në një biznes, do të arrijnë të marrin të ardhura nga jashtë. Raporti me partnerin romantik do të rritet, por çiftet e përkushtuar së pari duhet të kenë besim tek njëri-tjetri.
Binjakët:
Çdo pengesë në karrierën tuaj do të hiqet dhe rruga drejt suksesit do të jetë e qartë. Prisni një përmirësim drastik në vendin tuaj të punës. Ata që janë në një biznes mund të konsiderojnë zgjerimin dhe investime në projekte të reja. Paratë e grumbulluara në të kaluarën mund të shpenzohen për gjëra të nevojshme. Një udhëtim i shkurtër me bashkëshortin apo partnerin do të rezultojë më romantik se kurrë. Shmangni debatet me anëtarët e familjes. Kujdes nga sëmundjet që lidhen më stomakun.
Gaforrja:
Nëse jeni duke punuar në një institucion të huaj ose puna juaj është e lidhur me jashtë, atëherë ky muaj do të sjellë sukses të veçantë për ju. Mund të merrni vlerësime nga shefi juaj. Çdo vendim që ka lidhje me biznesin, do të rezultojë i drejtë. Studentët e kësaj shenjë do të kenë një mundësi të mirë për të studiuar jashtë vendit. Atmosfera familjare do të jetë e këndshme. Jeta e dashurisë mund të jetë paksa e paparashikueshme. Dhimbjet e kyçeve mund t’ju japin shqetësime.
Luani:
Ndërrimi i vendit ose transferimi duket se është një mundësi për personat e punësuar. Kjo për shkak të disa mundësive të reja pune. Disa prej jush mund të fillojnë një sipërmarrje të re dhe të zgjerojnë biznesin në një drejtim të ri. Investimet në aksione do të rezultojnë në shuma të mëdha parash. Ata që janë të përfshirë në një proces gjyqësor, do të lehtësohen më në fund. Familjarët do të jenë mbështetësit tuaj më të mëdhenj. Mund të keni disa shqetësime sa i përket shëndetit.
Virgjëresha:
Mund të pësoni ulje dhe ngritje në karrierë. Personat e punësuar do të duhet të përballen me stresin në zyrë. Qëndroni larg çdo mosmarrëveshjeje me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Rritja financiare në rastin më të mirë do të jetë e moderuar. Shmangni investimet në ndonjë sipërmarrje të re apo instrument financiar. Mund të keni mosmarrëveshje me vëllezërit apo motrat në lidhje me një pronë të familjes, prandaj mundohuni ta trajtoni çështjen me takt. Munds të përballeni me probleme të lidhura me lëkurën, ndaj qëndroni të kujdesshëm.
Peshorja:
Është një periudhë e favorshme për ata që lidhen me sektorin qeveritar. Ata mund të marrin një ngritje në status e me përgjegjësi shtesë. Ju mund të eksploroni dimensione të reja të biznesit tuaj dhe të diversifikoheni në fusha të reja. Studentët do marrin më shumë njohuri dhe do të përfitojnë nga puna në ekip. Jeta juaj e dashurisë do jetë e këndshme dhe disa prej jush mund të lidhin edhe kurorë. Shëndeti do të mbetet i fortë.
Akrepi:
Kjo periudhë do të jetë e dobishme për të hequr qafe çështjet e lidhura me gjykatën, të cilat kanë lidhje me toka apo prona. Disa probleme mund të shfaqen në jetën tuaj të dashurisë. Gjithashtu mund të ketë momente stresi në jetën tuaj martesore pasi bashkëshorti mund të mos jetë dakord për disa çështje. Megjithatë, pozicioni juaj financiar do të mbetet i fortë dhe paratë mund të rrjedhin nga burime të papritura. Ndryshimet sezonale mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.
Shigjetari:
Ata që janë në një marrëdhënie pune, do të kenë mundësi të reja fitimi. Do të hapen dyer të reja punësimi. Studentët do të duhet të mësojnë e të punojnë shumë, megjithatë ata që përgatiten për provime me rëndësi mund të kenë sukses. Do të keni një koordinim të mrekullueshëm me familjarët. Kjo periudhë do të jetë e këndshme në jetën tuaj të dashurisë dhe të do zhvillohet një ndjenjë besimi me të dashurin tuaj.
Bricjapi:
Do t’ju duhet të punoni shumë në karrierën tuaj dhe e njëjta gjë do të shpërblehet në mënyrë adekuate. Do të arrini sukses më të madh duke ecur në rrugën e ndershmërisë. Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj atyre që ju kanë zili. Biznesi juaj do të lulëzojë dhe biznesi i ri do të hapë dyert e të ardhurave. Çdo pagesë në pritje do të bëhet e mundur. Kaloni më shumë kohë me anëtarët e familjes tuaj.
Ujori:
Mundësi më të mira promovimi do të ketë në vendin e punës dhe kjo do ta bëjë profilin tuaj më të fortë. Oferta e një pune të re mund të trokasë në derën tuaj. Këtë muaj, ata vendas të angazhuar në biznes do të kenë një kohë premtuese. Konkurrenca në biznes do t’ju japë më shumë forcë për të përparuar më tej. Çdo keqkuptim mes vëllezërve dhe motrave do të shkojë drejt zgjidhjes.
Peshqit:
Mund të përballeni me sfida sa i përket karrierës. Mund të ketë pengesa në një punë dhe mund të vuani nga stresi i padëshiruar. Shpenzimet do të ulen dhe kursimet do të rriten. Mund të ketë disa debate mes anëtarëve të familjes për çështje të parëndësishme. Në mënyrë të ngjashme, problemet mund të shfaqen në jetën e dashurisë që çojnë në grindje. Shmangni shtimin në peshë, mos rrezikoni me shëndetin.
*Tibo News.