
Horoskopi për muajin maj
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Muaji fillon me pasion për dashin, pasi planeti romantik Venus hyn në shenjë. Por Venusi nuk është i vetmi planet që bën lëvizje në favor të dashit. Edhe Jupiteri bën të njëjtën lëvizje, duke sjellë periudha pozitive. Në fakt mund të jeni aq të zënë mes pasionit dhe epshit, sa nuk do të prekeni aspak nga probleme të vogla. Kushtojini rëndësi shëndetit dhe punoni për të ulur nivelet e stresit të mbartura nga muaji i kaluar.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Për demin do të jetë periudha ku do të mund të rregullojnë marrëdhëniet. Punoni, qëndroni të qetë dhe reduktoni dramën në jetën e dashurisë këtë muaj, edhe nëse kjo do të thotë ndarje njëherë e përgjithmonë. Kujdesu për veten dhe shijo aspekte të jetës personale. Sezoni juaj mbaron kur fillon ai i binjakëve. Do të keni shumë ftesa të këndshme sociale. Falë hënës së re, muaji përfundon me diçka të re, në aspektin e dashurisë dhe rrjedhimisht aspektin seksual.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Sezoni i binjakëve fillon këtë muaj. Kjo do të thotë ripërtëritje. Do të ketë disa probleme rrugës, pas mërkurit në retrogradë dhe eklipsit të paparashikueshëm në mes të muajit, por nuk do të ndikojnë në planet dhe gjendjen emocionale. Keni lejen e plotë për t’u argëtuar sa më shumë të jetë e mundur këtë muaj.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Maji sjell një eklips hënor dhe ju sundoheni nga hëna. Si rezultat, kjo dukuri në mes të muajit mund të sjellë njëfarë ankthi, kryesisht falë ndikimit të Akrepit të shenjës së ujit (dhe shpesh paranojak). Por, ka edhe shumë lajme të mira. Emocionet tuaja janë forca juaj. Nëse mund t’i kanalizoni në mënyrë të shëndetshme ndjenjat tuaja në një projekt krijues, apo edhe në aspekte erotike, atëherë maji duket të jetë një muaj sensual dhe produktiv për ju.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Nëse duhet të keni ndonjë bisedë të rëndësishme për marrëdhënien tuaj këtë muaj, do ju duhet ndihma e një terapisti, për të kuptuar se ku qëndron problemi. Falë mërkurit në retrogradë dhe një eklipsi hënor në Akrepin paranojak, nuk do të jetë aq e lehtë të dilni nga një situatë shqetësuese. Për shkak se ju jeni një luan krenar, mund të jetë e vështirë për ju të dëgjoni këshillat e të tjerëve. Por, nëse mund ta pranoni këtë sfidë dhe t’ia dilni mbanë, të dëgjuarit e njerëzve më të dashur mund të rezultojë në një maj plot gëzim në shumë aspekte.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Planeti juaj sundues që është mërkuri fillon një nga retrogradat e tij famëkeqe këtë muaj. Por as mos u shqetësoni. Kur bëhet fjalë për erotizmin dhe kënaqësinë, maji është një muaj i shkëlqyer për ju, kështu që duhet të jeni në gjendje t’i kaloni me lehtësi ato ‘maloret’ që janë pasojë e mërkurit në retrogradë. Ka një eklips stresues në mes të muajit, por nëse kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë, parashikimi juaj për situata dramatike nuk do të rezultojë i saktë.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Mërkuri në retrogradë në fakt do t’i sjellë mjaft të mira peshores. Do të përmirësohen bisedimet dhe situatat tensionuese brenda marrëdhënieve. Do të ketë mundësi të reja dhe komunikim të frtyshëm. Më pas, falë lëvizjeve nga Jupiteri, planeti më me fat në qiell, jeta juaj e dashurisë do të jetë në kulmin e saj, aq sa nuk do të prekeni aspak nga eklipsi dramatik që ndodh në mes të muajit. Në fakt ky eklips do të shtojë dëshirat në shtrat.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Maji është një muaj argëtues për akrepin. Jeni të inkurajuar për të ndryshuar diçka në pamjen tuaj, si për shembull flokët. Ka një hënë të plotë dhe eklips në shenjën tuaj në mes të muajit, që do sjellë dramë jo vetëm për ju por për të gjithë. Megjithatë, le të pranojmë faktin që ju e pëlqeni tensionin dhe dramën. Fatmirësisht do të merrni shumë dashuri nga shumë njerëz për të cilët ju keni dëshmuar se iu keni qëndruar besnik.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Mund të ndiheni të lodhur gjatë Mërkurit në retrogradë, kështu që do iu duhet të kujdeseni më shumë për veten. Ju jeni një shenjë e zhurmshme dhe karizmatike, por kur jeni nën stres, ndonjëherë mund të dukeni paksa të ashpër dhe falë një eklipsi në Akrepin intensiv, të gjithë tashmë janë në situata disi dramatike. Mund të përdorni metoda të ndryshme reklasuese si masazhet dhe një dush i nxehtë. Ju duhet të jeni në gjendje ta përballoni një situatë tensionuese sepse maji përfundon me një propozim romantik.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Maji fillon me mundësi dhe optimizëm në jetën tuaj profesionale. Pra, kur Mërkuri të shkojë në retrogradë në mes të muajit, mos lejoni të prekeni nga disa situata tensionuese të pavlera. Thjesht prisni dhe mos lejoni që ish-i t’ju shpërqendrojë nga të gjitha gjërat e bukura në të tashmen tuaj. Maji përfundon me kënaqësi dhe ndjesi të përmbushjes. Fokusohu më shumë në atë që ka vërtet rëndësi për jetën tuaj.
Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Maji është muaj i mirë për të kaluar më shumë kohë me miqtë. Ndërsa ‘rebeli’ brenda jush dëshiron të dalë dhe të shpëtojë botën dhe ka shumë mundësi për aktivizim, mos harroni të bëni edhe pak argëtim dhe të dilni nga serioziteti i tepërt. Në aspektin romantik, ky muaj është i rëndësishëm për ju. Prisni ndryshime pozitive në marrëdhëniet tuaja nga fundi i majit.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Në fillim të muajit, mund të ndiheni paksa të lodhur të dashur Peshq, ndërsa përpiqeni të kuptoni më shumë për jetën tuaj të dashurisë. Por mos u shqetësoni, nuk ka asgjë të keqe të mos e gjesh ende përgjigjen. Ndërsa shenjat e tjera kanë të bëjnë me dramën e një eklipsi në mes të muajit, ju jeni në gjendje të përdorni energji të forta për të zgjidhur disa çështje që ju kanë shqetësuar prej kohësh.
*Tibo News.