AlbanianEnglish

Horoskopi për muajin Janar 2022

Dashi: Bëhuni gati këtë vit për të arritur qëllimet tuaja profesionale. Shumë energji planetare do të fokusohen në karrierë dhe ambiciet tuaja gjatë janarit, veçanërisht me një hënë të re të orientuar në këtë sektor suksesi, duke sjellë mundësi të reja që në javën pas 2 janarit. Megjithatë, përpiquni t’i mbyllni gjërat sa më shpejt të jetë e mundur sepse Mërkuri sapo të kthehet në retrogradë në datën 14 do iu bëjë të silleni si ‘Drama Queen’ në aspektin e miqësisë. Mund të mos e përjetoni mirë tërheqjen e një premtimi që një mik ju ka bërë kohë më parë. Hëna e plotë e 17 janarit do të sjellë momente me rëndësi në familje ose në rrethin më të ngushtë. Disa prej jush mund të ndjeni nostalgjinë me Venusin retrogradë që gjithashtu ndodh këtë muaj. Nuk pritet të keni takime shumë të rëndësishme në aspektin romantik, vetëm nëse do doni të dilni nga zona e komfortit, të angazhoheni me dikë interesant apo nëse kërkoni të riktheni lidhjen që keni patur më parë.

Demi: Që nga fillimi i vitit 2022 do të vini re një energji ndryshe. Po hyni në një fazë të re jete plot ambicie, aspirata dhe jetë më sociale. Ka shumë të ngjarë të bëni udhëtime për t’u argëtuar më shumë. Hëna e re më 2 janar do iu frymëzojë të bëni disa plane afatgjata me benefite. Mund t’ju kërkohet ndihmë apo këshillë akademike në lidhje me një projekt ku jeni pjesë. Mund të kërkoni gjithashtu financim nga partnerët e duhur për të jetësuar idetë e për të kaluar në një nivel tjetër. Por edhe ju duhet të mundoheni të mbyllni sa më shpejt gjërat për shkak të Mërkurit në retrogradë që fillon më 14 janar. Mundësi të reja për të punuar e për tu angazhuar do të jenë prezente që në javët e para të muajit. Ashtu si ata  të shenjës së dashit, edhe demët do të jenë më nostalgjikë. Nëse e ndjeni mungesën e dikujt mos hezitoni, por kontaktojeni.

Binjakët: Intimiteti dhe marrëdhëniet në çift do të jenë prioriteti kryesor për ju në fillim të këtij viti. Mund të vendosni nëse është koha për të bërë plane afatgjata,  apo për të ndryshuar tërësisht planet që kishit bërë në vitin e kaluar. Hëna e re në datën 2 janar do të sjellë të tjera mendime për të ardhmen. Do të mund të mendoni më shumë për pasurinë, investimet ose në lidhje me një kredi. Nëse kërkoni të rrisni financat, duhet të fokusohuni më shumë tek bashkëpunimet.  Do të lëvizni disa gjëra me shpejtësi, ndonëse Mërkuri në retrogradë më 14 Janar do jua ngadalësojë pak ritmin, duke shkaktuar edhe disi konfuzion në ditët në vijim. Një ofertë e re pune, para dhe shpenzime të mëdha do të jenë në fokusin e këtij muaji për binjakët.

Gaforrja: Partneritetet do të jenë fokusi juaj kryesor në fillimin e këtij viti të ri. Shumë planetë me ndikimin e tyre do të mund  të nxjerrin në pah marrëdhëniet dhe intimitetin dhe se sa të përmbushur ndiheni në lidhje me të  tjerët këto kohë. Hëna e re në 2 janar do t’ju hapë një derë në këtë aspekt, duke iu dhënë një shans për të diskutuar se ku jeni në raport më dikë. Mund të përfshiheni edhe në një lidhje afatgjatë nëse jeni beqar. Megjithatë, nuk duhet të nxitoni pasi Afërdita është në retrogradë dhe Mërkuri së shpejti do të rikthehet duke filluar nga data 14. Do të ndjeni nostalgji për një ish-partnerin tuaj. Merrni kohën e duhur për të kuptuar se gjërat në fakt kanë një arsye se pse ndodhin.  Hëna e plotë në shenjën e gaforres arrin më 17 janar, duke iu vënë në qendër të vëmendjes dëshirat më të mëdha. Përdoreni këtë kohë për të vlerësuar me të vërtetë atë që doni të ndërtoni në vijim.

Luani: Janari do të sjellë një sërë situatash për ju. Pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë tek rutina e përditshme, puna dhe mënyra se si të përmirësoni shëndetin fizik. Hëna e re në datën 2 do iu japë një mundësi për të përmirësuar ndonjë nga këto fusha. Megjithatë, nëse jeni duke marrë vendime të rëndësishme ose jeni gati për të nënshkruar kontrata, bëjeni këtë para datës 14, sepse Mërkuri do të shkojë në retrogradë.  Së shpejti mund të takoheni me ish-partnerët dhe pas sqarimit të rrethanave mund të kuptoni se nuk keni patur asnjëherë mendime të përbashkëta, pothuajse për gjithçka. Hëna e plotë e datës 17 janar do iu bëjë të ndjeni më shumë nevojën për tu kujdesur për shëndetin mendor, nevojën për të pushuar dhe për tu relaksuar.

Virgjëresha: Këtë muaj do përqendroheni më shumë tek dëshirat që keni në zemër. Me kaq shumë energji planetare që fuqizon anën tuaj romantike, krijimtarinë, riprodhimin dhe pasionin, mund të ndiheni sikur është koha të çlironi veten dhe të argëtoheni. Hëna e re më e rëndësishme e vitit për Virgjëreshën është në datën 2, sidomos për beqarët pasi do të jenë të mëdha mundësitë për njohje. Megjithatë, duket se këtë muaj jeni mjaft të përqendruar në të kaluarën dhe duke bindur veten se nuk ia vlen tentativa për rikthim me ish-partnerin.  Kaloni më shumë kohë me miq dhe rilidhuni me njerëz që kanë qenë pjesë e së kaluarës suaj. Do përjetoni disi konfuzion në javët në vijim por nuk duhet të stresoni veten. Duhet të kuptoni se universi nuk ju ndëshkon. Ndonjëherë është në rregull të lëvizësh gjërat me ritëm më të ngadaltë.

Peshorja: Familja dhe pasuritë e paluajtshme janë objektivat kryesor këtë vit të ri dhe veçanërisht këtë muaj. Do keni mundësi të kaloni më shumë kohë shtesë me të afërmit. Hëna e re në datën 2 do të sjellë shpërthim energjie. Nëse jeni duke marrë vendime të rëndësishme, duhet të prisni pak sepse Afërdita është tashmë në retrogradë. Mund të prisni pas datës 14.  Kuptoni që universi dëshiron që ju të ecni me një ritëm më të ngadaltë dhe kjo gjë është në rregull. Një moment historik për jetën profesionale do të ndodhë pranë 17 janarit. Mund të ngriheni në detyrë apo të merrni një shpërblim të majmë për punën e një viti të tërë.  Mos ndryshoni qëllimet që i vendosni vetes edhe nëse dikush mund të mos jetë dhe aq optimist.

Akrepi: Udhëtimi mund të jetë prioriteti kryesor në fillim të këtij muaji. Me kaq shumë aktivitet planetar , ju nuk dini se çfarë të  vendosni apo ku të shkoni. Udhëtimet në distanca të gjata nuk janë dhe shumë të këshillueshme në këtë kohë. Nëse nuk do mund të udhëtoni mund të bëni plane më të mira për pushimet e radhës. Do ndiheni të motivuar për projekte akademike, kontraktuale apo mediatike. Megjithatë mos vendosni menjëherë pasi Afërdita është në retrogradë dhe Mërkuri mund të shkaktojë disi konfuzion duke filluar nga data 14 e për javët  në vazhdim. Hëna e plotë në datën 17 do t’ju japë një shpërthim energjie për të ndjekur synimet se si të jeni më të suksesshëm vitin që vjen. Kështu që shijoni momentet dhe planet bëjini në përputhje me rrethanat.

Shigjetari: Pasuria, të ardhurat dhe prosperiteti do të jenë pikat kryesore të janarit. Energjia planetare do ju ndihmojë të bëni investime të mëdha, shpenzimet do të jenë të mëdha gjithashtu. Hëna e re në datën 2 mbërrin për t’ju sjellë më shumë dhe për të tërhequr mundësi të reja.  Nëse jeni duke marrë vendime të rëndësishme është mirë të prisni të paktën deri nga mesi i shkurtit, sepse Afërdita është retrogradë dhe prek sferën tuaj financiare.  Një bonus, një bursë apo një çështje trashëgimie pritet të dalë në dritë. Mos u lumturoni më shpejt seç duhet.

Bricjapi: Janari është sezoni ditëlindjes për  bricjapët, por edhe është koha me më shumë fuqi planetare. Hëna e re në datën 2 është më e rëndësishmja e vitit për ju, pasi bie në shenjën tuaj të zodiakut dhe mund  të hapë një derë për disa nga shpresat a qëllimet që i keni vendosur vetes. Sidoqoftë, këto kohë do të ndjeni nostalgji për shkak të Afërditës në retrogradë. Nëse dëshironi mund të rilidhuni me njerëz nga e kaluara juaj, por nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme sepse edhe Mërkuri së shpejti do jetë në retrogradë nga data 14. Hëna e plotë në fushën e partneritetit do të jetë nga data 17, duke sjellë një pikë kthese të madhe, zbulim apo mundësi për bashkim me një person tjetër. Nëse jeni beqarë, kërkoni dikë që t’ju qëndrojë në krah afatgjatë.

Ujori: Vitet e fundit kanë qenë mjaft intensive për ju. Kështu që fillimi i vitit do t’ju inkurajojë të pushoni, por edhe të reflektoni. Shumë prej planetëve po ndikojnë që të nxirrni në pah nostalgjinë dhe të kujtoni të kaluarën. Por, në vend që të përsërisni të njëjtat gabime, do të ishte mirë të mësoni. Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj, veçanërisht shëndetit mendor. Retrograda e Mërkurit fillon në shenjën tuaj të zodiakut më 14 janar. Ndaj përgatituni për një ritëm më të ngadaltë në javët në vijim. E fundit për t’u përmendur është hëna e plotë në zonën tuaj të produktivitetit në datën 17, e cila mund të sjellë një kulm të madh ose pikë kthese lidhur me punësimin tuaj.

Peshqit: Festat dhe pushimet do të mbushin ditët e para të Janarit. Një muaj shumë i lumtur dhe romantik ju pret ndërsa e nisni vitin mbarë. Kjo do jetë jo vetëm një nga periudhat më me fat të jetës tuaj, por do të zbuloni gjithashtu se jeni të rrethuar nga njerëz që ju adhurojnë. Hëna e re e datës 2 ka të ngjarë t’ju sjellë një shpërthim të ri të aktivitetit shoqëror dhe do t’ju ndihmojë të lidheni edhe me personat që keni kohë pa i takuar apo pa folur me ta. Shumë njerëz nga e kaluar do të bashkohen sërish me ju, shfrytëzojini për të kujtuar kohët më të bukura që keni kaluar e përjetuar së bashku.

Horoskopi i vitit 2022

You don't have permission to register