AlbanianEnglish

Horoskopi i vitit 2022

2022-shi pritet të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tonë. Tranziti planetar do të influencojë vendimet që ne do marrim. Në 17 mars Rahu- përgjegjës për dëshirat dhe suksesin në Horoskop do të lëvizë nga Demi tek Dashi. Ndërsa Ketu- që drejton jetën tonë spirtituale do kalojë nga Akrepi tek Peshorja. Le të shohim se çfarë rezervojnë yjet për këtë vit të ri.

Dashi: Disa mundësi të reja do të shënjojnë një fazë të re të jetës. Disa prej jush do të merrni vendime me rëndësi për të ardhmen. Këtë vit do të tregoni zgjuarsinë tuaj, por edhe ambicien për të arritur atë që dëshironi. Do keni një mal me mundësi të reja në karrierë. Ata që janë single, mund të martohen brenda vitit.

Demi: Ky vit do të sjellë mundësi të arta për të rritur financat. Jeta juaj personale do të mbushet me gëzim dhe lumturi. Do të forcohen akoma më shumë marrëdhëniet me familjarët. Ata që janë të përfshirë në një çështje gjyqësore shumë shpejt do të marrin lajmin e fitores. Jeta martesore do jetë pasionante dhe me harmoni. Disa prej jush do keni mundësi të reja pune larg vendit ku jetoni.

Binjakët: Nëse kërkoni që gjërat të ndodhin vërtet, duhet të fokusoheni në atë që është e realizueshme dhe e drejtë. Mos kërkoni shumë dhe vendosni limite. Këtë vit do të takoni shumë njerëz të rinj. Do keni fitime financiare. Do keni fat dhe sukses në biznesin tuaj, kryesisht mbi bashkëpunimet. Do të merrni mbështetjen e familjes mbi projektet e reja.

Gaforrja: Ndryshimi i sjelljes dhe zakoneve do të jetë çelësi i suksesit për këtë vit. Do keni mundësi të reja për të ndryshuar vendin e punës. Disa probleme shëndetësore kërkojnë më shumë kujdes nga ana juaj. Planet për të blerë një shtëpi apo për të rimodeluar atë ekzistuese do vihen në zbatim.

Luani: Do shihni shuma të konsiderueshme që do rrisin financat tuaja. Do mund të fitoni para nga burime të papritura. Disa evente familjare do ju mbajnë të angazhuar në një pjesë të madhe të muajve të parë të vitit. Do të përfitoni nga këshillat dhe vendimet e partnerit. Ata që kërkojnë dashurinë kanë më shumë gjasa ta gjejnë këtë vit.

Virgjëresha: Ky vit do të jetë mjaft i vrullshëm pasi do t’ju kërkohet të ndërmerrni disa detyra. Intuita juaj do të forcohet dhe do të jeni në gjendje të gjykoni plotësisht njerëzit dhe situatat rreth jush. Mund të keni disa shpenzime joproduktive që mund të ndikojnë në kursimet tuaja. Ju mund të dëshmoni disa dallime mendimesh me anëtarët e familjes tuaj.

Peshorja: Duhet t’i kushtoni vëmendje detajeve për të ruajtur ekuilibrin në jetë. Ndonjëherë, mund të ndiheni paksa të humbur dhe mund ta gjeni veten në një zonë reflektuese. Do bëni vazhdimisht plane novatore dhe do përpiqeni t’i realizoni ato. Nëse po planifikoni të hapni sipërmarrjen tuaj të biznesit, atëherë kjo është një kohë e favorshme. Ju mund të planifikoni të ndërtoni shtëpinë tuaj ose të blini pronë. Ata që janë beqarë mund të gjejnë dashurinë e jetës.

Akrepi: Do të përjetoni shumë ndryshime të papritura këtë vit. Ata që punojnë do të shkëlqejnë në punën e tyre. Përveç kësaj, do të merrni shpërblime të shkëlqyera financiare. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, atëherë do të shëroheni. Mund të ketë disa plane udhëtimi larg vendit ku jetoni. Këtë vit ju presin emocione të forta dashurie.

Shigjetari: Nëse jeni të kujdesshëm dhe pragmatik, atëherë mund të arrini qëllimet dhe objektivat tuaja këtë vit. Intensiteti i dashurisë dhe pasionit në lidhje do të rritet. Ata që janë beqarë kanë perspektiva të shkëlqyera për t’u lidhur. Ju këshillojmë të mos investoni para në biznese spekulative, përndryshe mund të keni humbje.

Bricjapi: Këtë vit mund të bëni miq të rinj dhe të zgjeroni rrethin tuaj duke krijuar kontakte me ndikim. Në familje do ketë paqe dhe lumturi dhe do mbizotërojë një atmosferë gëzimi. Do të shpenzoni shumë për të blerë sende luksoze për shtëpinë tuaj. Do të përpiqeni të komandoni në frontin profesional dhe mund të jeni pak të ashpër në marrëdhëniet me kolegët tuaj.

Ujori: Do të përballeni me sfida të reja, por do të arrini t’i kaloni ato lehtësisht me punën dhe zellin tuaj. Marrëdhëniet tuaja me familjen dhe të afërmit do jenë të favorshme. Mund të planifikoni të shkoni në një udhëtim të gjatë. Vetëbesimi dhe vullneti juaj do të rritet. Do të jeni dinamikë dhe do të përpiqeni të inkorporoni ide dhe strategji të reja në biznesin tuaj. Ka mundësi për ndryshim në punë.

Peshqit: Këtë vit do të ketë përparim në punën dhe biznesin tuaj. Do të qëndroni pozitivë në çështje të ndryshme dhe do të ndani një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen dhe të afërmit. Shpenzimet tuaja do të jenë të larta për nevojat e familjes dhe ju do t’i frymëzoni fëmijët tuaj që të ecin përpara në jetën e tyre. Njerëzit përreth jush do të kërkojnë udhëzime dhe këshilla.

Neeraj Dhankher

(Corporate Astrologer, Founder – Astro Zindagi)

You don't have permission to register