
Horoskopi i muajit Tetor 2022
Dashi:
Është muaji i romancës për ju. Venusi kalon në sektorin e dashurisë, duke sjellë ndjenjat më të forta në marrëdhëniet më të afërta. Ka shumë gjasa të merrni vendime të forta lidhur me partnerin dhe do të jetë i duhuri. Bëni një pakt për t’i dhënë përparësi reciprocitetit dhe nëse jeni gati të fitoni me çdo kusht, punoni më shumë se zakonisht.
Demi:
Është koha për të vlerësuar një mik të përgjegjshëm. Stërvitja dhe udhëtimet janë këshillat e këtij muaji për ju. Keni nevojë për të menduar dhe për të vendosur se çfarë do të bëni në muajt në vijim. Gjatë muajit, eklipsi i hënës së re shënon një ndryshim dramatic në dinamikën e fuqisë në marrëdhëniet tuaja më të afërta.
Binjakët:
Toka është vendi i duhur ku duhet të jeni. Argëtohuni më shumë dhe jepini vetes një mundësi për të korrigjuar gabimet e të shkuarës. Jini më shumë aventurierë dhe besojuni instikteve tuaja kur bëhet fjalë për të provuar diçka të re, sidomos në fund të muajit.
Gaforrja:
A jeni gati të lini pas të shkuarën? Tetori iu ofron një shans për të filluar gjërat nga e para. Do forcohet aftësia juaj për të ecur përpara e për t’u ndjerë shumë më mirë sesa gjatë shtatorit. Do të jetë dashuria që do t’ju dërgojë aty ku dëshironi, energjia e re do t’ju udhëheqë në rrugën e duhur.
Luani:
Do të jeni më të aftë për të folur, më qetë dhe më ëmbël. Pavarësisht nëse jeni duke ndërmjetësuar një marrëveshje të re në punë, risitë nuk do jenë fokusi i këtij muaji. Kanalizoni qartësinë tuaj mendore për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtet të bëni. Në sezonin e akrepit do të keni fokusin tek pyetjet më të rëndësishme mbi të ardhmen tuaj.
Virgjeërsha:
Me Diellin, Venusin dhe Mërkurin që kalojnë pranë do i vlerësoni më shumë njerëzit që ju rrethojnë. Javët e para të tetorit janë një kohë e shkëlqyer për të blerë gjërat që ju nevojiten. Kërkoni mënyra për të krijuar më shumë konktate me njerëz të ri. Një romancë e re duket në horizont.
Peshorja:
Ka një atmosferë të mirë për pershoret këtë muaj. Mund të ndryshoni stilin e veshjes apo flokëve, pasi e ndjeni të nevojshme. Do ishte mirë të investonit edhe për kujdesin ndaj lëkurës. Reflektoni për fuqinë e fjalëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si flisni me veten dhe për veten tuaj tek të tjerët.
Akrepi:
Ky muaj ka të bëjë më gjetjen e kënaqësisë tek qëndrimi në vetmi. Një ndryshim i dukshëm ndodh në gjysmën e dytë të muajit, ku do të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni të lënduar apo të zemëruar. Sukseset në punë do të nisin të japin frytet e marra. Nuk mund të nisë një sezon i ri për akrepin pa një ndryshim të gardërobës.
Shigjetari:
Për ju do të jetë muaji i dasmave, festave dhe takimeve. Do të keni shumë darka veçanërisht rreth hënës së plotë me datë 10 tetor. Pas një shtatori të tensionuar dhe të lodhshëm, më në fund ka pushim për Shigjetarët, pasi Dielli, Mërkuri dhe Venusi sjellin zhvillime të reja në jetën tuaj shoqërore. Krijimi, prioritizimi dhe shijimi i lidhjeve të reja duhet të jetë e vetmja gjë në mendjen tuaj këtë muaj.
Bricjapi:
Karriera juaj do të lulëzojë këtë muaj. Yjet e kanë përgatitur këtë muaj që të shijoni shumë ambientin e punës dhe frutet nga kontributi juaj. Do të keni kontakte të reja, negociata të suksesshme dhe marrëveshje këtë sezon të Peshores. Pavarësisht arritjeve tuaja në punë, kini parasysh që ruani marrëdhënie të mira më kolegët dhe ‘mos i bini askujt në qafë’.
Ujori:
Këtë muaj horoskopi po ju lutet që të bëni pushime, nuk ka rëndësi se ku apo me kë, mjafton që të gjeni një vend në mënyrë që të ekuilibroni aspektet e jetës suaj. Është shumë e rëndësishme që të harroni rrejtët sociale dhe të lini mënjanë dëshirën për tu mburrur. Përqendrohuni më shumë te vetja dhe gjeni paqen me veten dhe miqtë që keni përzemër në këtë udhëtim.
Peshqit:
Paratë dhe pronat janë në fokus të këtij muaji, pasi çështjet materiale do ta tërheqin shumë vëmendjen tuaj. Lajmi i mirë është se yjet janë në anën tuaj dhe ju ndoshta mund ta plotësoni ambicien që keni. Jini sa më të hapur ndaj ndjenjave të të tjerëve. Provoni të hiqni dorë nga egoizmi që ju pushton kur ju dështoni në diçka dhe mos u përmbani kur gjendjet e caktuara emocionale ju pushtojnë.