Horoskopi i muajit Nëntor

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Nëntori ju inkurajon të ushqeni besimin. Me përfundimin e retrogradit të Saturnit, ju jeni të motivuar të hiqni “ëndrrën” nga qëllimi juaj duke e shfaqur atë në realitet. Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes me Venusin në Peshore, duke rritur besimin dhe planet e reja. Hëna e re e Akrepit nxjerr në pah intimitetin; sigurohuni që të komunikoni dëshirat tuaja në mënyrë autentike. Kujdes nga komentet patronizuese me Mërkurin tek Shigjetari, por mos u turpëroni duke u shprehur hapur. Sezoni i Shigjetarit mund të sjellë stres me familjen, udhëtimet dhe paratë, por mbani mend, nuk keni nevojë të blini asgjë dhe mund të hiqni dorë nga gjithçka.  Kujdes, zgjidhni debatet tuaja me mençuri. Yjet këtë muaj janë të uritur për dramë.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Yjet duan shumë që ju të keni një nëntor epik, por duhet të jepni për të marrë. Dhe me dhënien, nënkuptojmë ndaloni zvarritjen. Kjo mund të nënkuptojë se ju duhet të keni një bisedë intensive. Përgatituni për ndryshime në rrethin tuaj shoqëror sapo Saturni të përfundojë retrogradën e tij. Lërini miqtë e rremë dhe mos guxoni të shikoni prapa. Ndërsa yjet mund të tingëllojnë ashpër, ata gjithashtu ju kujtojnë se jeni gjithmonë kritiku më i ashpër i vetes. Mos harroni të lehtësoheni dhe të silleni mirë me veten këtë muaj. Një pjesë e kësaj detyre kozmike përfshin të kujtojmë se të gjitha llojet e seksualitetit janë të vlefshme. Mos u mundoni të jeni dikush që nuk jeni.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Nëntori ju sfidon të balanconi gjërat nëse dëshironi të vazhdoni të shihni rritje brenda marrëdhënieve tuaja (për të mos përmendur sukseset e mundshme në punë). Yjet theksojnë rëndësinë e gjumit, pasi pushimi rrit produktivitetin, pavarësisht nga fakti që shpesh ndiheni energjikë. (mos harroni, ju jeni flutura sociale e zodiakut). Duhet të mbani kujdesin për veten dhe pushimin deri në fund këtë muaj. Është sezoni i festave dhe ju duhet t’i jepni përparësi shëndetit. Mes një stuhie ngjarjesh shoqërore, rezervoni disa pushime personale. Çelësi juaj për t’i mbijetuar sezonit është t’i jepni përparësi vetes gjë që do të çojë në besim (që ju gjithmonë e dëshironi shumë).

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Pavarësisht nëse keni detyrime familjare apo plane me miqtë mund të ndodhin anulime. Nëntori ju kërkon të nxirrni të vërtetën tuaj. Kjo mund të jetë një periudhë e vështirë e vitit, veçanërisht për dikë si ju që përfiton nga një jetë e lumtur në shtëpi. Ju mund të jeni duke kaluar nëpër disa ndryshime me grupin tuaj të miqve (që nuk mund t’i fajësoni as për eklipsin e muajit të kaluar). Kur jeta juaj duket sikur ka një themel të qetë, që për ju është hapësira juaj e jetesës, edhe të kuptoni se si t’i përballoni pushimet bëhet shumë më e lehtë. Fatmirësisht, me pak ndihmë nga Merkuri, lajmëtari i perëndive, ju gjeni fjalët për të lundruar tema të vështira. Plus, ju keni një justifikim të aprovuar nga astrologët për të praktikuar sa më shumë kujdes për veten këtë muaj.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Detyra juaj më sfiduese këtë muaj, është mbajtja e kufijve tuaj. Por këtu janë disa lajme argëtuese: Kur Saturni i rreptë shkon drejtpërdrejt, ju jo vetëm që ndiheni me fat në dashuri, por keni lejen kozmike të flirtoni dhe të luani. Gjithçka kthehet për t’u siguruar që të praktikoni mjaftueshëm kujdes për veten për të duruar intensitetin e sezonit të akrepit. Nëntori thotë se është në rregull të argëtoheni dhe të shijoni, por edhe te bëni thashetheme të lehta me miqtë. Por gjithashtu është mirë të bëni pak pushime, sidomos nga rrjetet sociale.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve për dramën e festave, nëntori sjell shumë lajme të mirëseardhura. Për shembull, duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet tuaja, falë lëvizjeve nga Venusi, ky mund të jetë një muaj i shkëlqyer për punën, financat ose projektin tuaj krijues. Kur Saturni përfundon retrogradën e tij, ju duhet të hiqni dorë nga një inat. Mbajtja e kufijve tuaj të palëvizur dhe akumulimi i energjisë negative nuk ju bën mirë. Nëntori insiston që ju të gjeni ndryshimin midis pozitives dhe gjërave negative që ju rrethojnë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Yjet këmbëngulin që të trajtoni veten mire. Ekziston një trajtim bukurie ose ritual i shëndetit për të cilin dëshironi ta bëni. Kur Saturni shkon drejtpërdrejt, planeti i rreptë ju thërret në kuptimin më të mirë, duke ju inkurajuar të lëvizni. Transformimi i flokëve ose tatuazh i ri duke i nevojshëm për përmbushjen tuaj. Ndërsa të gjithë janë paralajmëruar se fundi i nëntorit mund të jetë stresues,  në fakt për ju është një muaj i mrekullueshëm. Kjo kryesisht falë planetit tuaj në pushtet, Venusit, që vjen në shenjën tuaj, ju bekon me dashuri, bukuri dhe bollëk. Mos u shqetësoni për dashurinë këtë muaj sepse gjëra të bukura të presin.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Sezoni juaj mbaron dhe ai i Shigjetarit fillon këtë muaj, por mos u shqetësoni. Nuk do të mërziteni edhe pse kur nivelet e stresit rriten në fund të muajit, mund të dëshironit të kishit vepruar ndryshe. Saturni shkon drejtpërdrejt në fillim të nëntorit dhe ju kërkon të ndaloni së menduari shumë për një situatë. Bota do t’ju japë mjaft arsye të vlefshme për të pasur ankth; ju nuk keni pse ndihmoni askënd dhe të vuani. Lëreni këdo ti zgjidhë gjërat vete. Një hënë e re në shenjën tuaj ju inkurajon të shfrenoni fantazinë erotike. Fundi i muajit është pak stresues, por nëse jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në mënyrën se si dëshironi të kaloni kohën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Sezoni juaj fillon këtë muaj, pra kemi një kthim të lumtur diellor. Për shkak të shumë ngjarjeve në fakt do të keni dhe momente tensionuese. Megjithatë, në tërësi do të kaloni një kohë shumë të mirë për shkak të mbështetjes nga familja juaj. Sezoni juaj fillon me dhurata nga Marsi joshës (që do të thotë një fillim i mirë romantik dhe për jetën tuaj seksuale,  hëna e plotë sjell momentin e duhur të shthurjes. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të hiqni dorë nga një frikë që po ju pengon.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Me afrimin e festave, rutina juaj do të ndryshojë, duke shkaktuar potencialisht stres. Nëntori nxit vetë-reflektim; ju keni pasur pakënaqësi ndaj një personi të dashur për shkak të retrogradit të Saturnit dhe është koha ta lini atë të shkojë. Emërtimi i emocioneve pakëson fuqinë e tyre, kështu që ky muaj ju inkurajon të zhyteni në art për t’ju ndihmuar të shprehni ndjenjat tuaja dhe t’i largoni ato negativet nga koka juaj. Duke pasur parasysh të gjitha paralajmërimet për gjendjen e ekonomisë, në fakt do të keni një mundësi për përfitime të mundshme financiare ose vlerësime. Ndërsa Marsi kalon në Shigjetar ju mund të ndiheni të lodhur. kështu që mos harroni të gjeni kohë për të fjetur dhe për të pushuar.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Nëse mund ta pranoni që nuk i dini të gjitha, këtë muaj do të merrni diçka për të cilën keni kërkuar për shumë kohë. Ju nuk jeni gjithmonë nga ata që e mbani zemrën në mëngë, por nëntori ju lutet që t’i jepni dikujt pranë jush ndjesitë e vërteta dhe të sinqerta. Ndërsa nuk keni nevojë të festoni asgjë që nuk dëshironi, përpiquni të mblidheni me miq të besuar ose me familjen për të kaluar momente me energji pozitive.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Yjet ju kërkojnë të jeni të guximshëm këtë muaj. Tregohuni të sinqertë për dëshirat tuaja, nga fantazitë seksuale e deri tek mënyra se si dëshironi t’i kaloni pushimet. Nëse mund ta bëni këtë, nëntori duket të jetë epik për jetën tuaj të dashurisë, e cila përfshin absolutisht miqtë dhe këdo që ju e konsideroni si familjen tuaj. Ju kërkohet gjithashtu të pranoni se jeni i dëshiruar, i dashur dhe shumë i lezetshëm. Një gjë të fundit? Sigurohuni që të gjeni kohë për pushime në fund të muajit. Nëntori është një vorbull me ngjarje dhe do t’ju duhet.