
Hong Kongu “pushtohet” nga uji, përmbytje që nuk ishin parë prej 140 vitesh
Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po përballen me reshjet më të mëdha të shiut në histori. Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë u përmbytën në Hong Kong pasi zyrtarët mbyllën shkollat dhe vendet e punës.
700 mm shi ranë nga mesnata e të enjtes në mëngjesin e kësaj të premteje, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Në 1 orë, sipas observatorit të Hong Kongut ra 158 milimetër shi, nivel rekord që prej vitit 1884.
Të premten, autoritetet e Hong Kongut thanë se të paktën 83 persona ishin dërguar në spital në 24 orët e fundit. Shiu ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu, duke bllokuar disa rrugë
Shirat e dendur kanë përmbytur gjithashtu Kinën jugore.
Qindra fluturime janë pezulluar në provincën Guangdong, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për përmbytje dhe këshilluan banorët në zonat e ulëta të evakuohen.