
“Homeland Justice” nxjerr udhëtimet e Ramës
Hakerat e Homeland Justice kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.
Në dokumnetin e hedhur në rrjet nga hakerat janë bërë publike dy pasaportat e kryeministrit, një diplomatike dhe një e zakonshme si dhe udhëtimet e tij që prej viti 2004 deri në maj të 2022.
Në këtë dokument që tashmë është në duart e mijëra personave janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë, por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut.
*Tibo News