Holandë, anketat pas votimeve tregojnë fitoren e populistit Wilders

Populisti holandez i së djathtës ekstreme dhe anti-BE, Geert Wilders, i cili është zotuar ta ndalojë emigrimin në Holandë, pritet të korrë një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, tregojnë sondazhet e marra pas votimit.Partia e Lirisë e zotit Wilders, PVV, duket se ka mposhtur të gjitha parashikimet, sipas sondazheve, duke marrë 35 nga 150 vendet në parlament ose nëntë vende më shumë se koalicioni rival mes laburistëve dhe të majtës.

Në vend të tretë me 23 vende renditen konservatorët e kryeministrit në largim Mark Rutte, sipas sondazheve.Emigracioni, çështja që shkaktoi rënien e kabinetit të fundit të zotit Rutte pas 13 vjetësh në pushtet, ka qenë një çështje kyçe në fushatë.