Holanda vijon rrugëtimin drejt finales
Holanda ka fituar me përmbysje ndaj Turqisë me rezultat 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale të Euro 2024.
Në minutën e 35-të ishte Arda Guler që kaloi turqit në avantazh. Ndërkohë Stefan de Vrij shënoi në pjesën e dytë për 1-1. Nuk vonoi shumë dhe Holanda mori epërsinë, kur Coady Gakpo shënoi për 2-1.
Tulipanët kaluan në gjysmëfinale, ku do të përballen me Anglinë