
H&M do të shkurtojë 1500 vende pune
H&M ka deklaruar këtë të mërkurë se do të shkurtojë 1,500 vende pune pasi ajo kërkon të ulë kostot e përgjithshme për shkak të rënies së kërkesës për produktet e tyre.
Rritja e inflacionit dhe kriza me të cilët po përballen qytetarët për sa i përket kostove të jetesës po bën që konsumatorët të shpenzojnë më pak.
Në muajin shtator H&M nisi një plan me të cilin synonte të kursente rreth 190 milionë dollarë në vit.
Pikërisht pas këtij vendimi kompania raportoi se nuk kishte arritur objektivin e tyre të shitjeve për sa i përket tremujorit të tretë të vitit.
Pati një rritje me 3% nga 5.4 miliardë dollarë që kompania kishte arritur të mblidhte nga shitjet në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithashtu Zara, kompania rivale me H&M nuk ka pasur një performancë të mirë në tregje sipas ekspertëve të ekonomisë dhe analistëve.
H&M ka njoftuar gjithashtu se do të përdorë një kapital prej 76 milionë dollarësh në rikonstruktime të ndryshme.
Kompania suedeze dhe shitësi numër dy në botë i modës ka të punësuar afërsisht 155,000 njerëz në mbi 70 vende të botës.
*TiboNews