H&M dhe ZARA tejkalojnë pritshmëritë në mënyra të ndryshme

Firma suedeze ka raportuar shitje tremujore, më të ulëta nga ç’priteshin. Ata u rritën me vetëm 3% në 5.4 miliardë dollarë, më pak se fitimi prej 5% që pritej nga analistët.

H&M pati këto pasoja për shkak të rritjes së inflacionit, që  bëri blerësit të shtrëngonin blerjet e tyre. Analistët thonë se fundi me kosto të ulët të tregut të veshjeve po rezulton i vështirë tani, megjithatë shifrat e H&M u konsideruan si goxha të ulëta krahasuar me rivalin e përparuar ZARA, e cila është në pronësi të Inditex-it të Spanjës.

ZARA pësoi një rritje të madhe në shitje, njëkohësisht ka rritur edhe çmimet për të kompensuar kostot në rritje, por ekspertët e shitjeve me pakicë thonë se kjo mund të jetë e vështirë për t’u mbajtur pasi kriza e kostos së jetesës thellohet.

Aksionet e H&M tashmë kanë rënë me 36% këtë vit.

*Tibo News