Historia s’mund të fshihet! Berishës i jepet vula e PD edhe me ligj

Më në fund, Gjykata e Apelit ka marrë vendimin! Vula e Partisë Demokratike të Shqipërisë i takon liderit historik të demokratëve dhe bashkëthemeluesit të kësaj partie, Sali Berisha.

Ky vendim tepër i rëndësishëm për PD-në vjen pas rreth 3 vitesh me tensione e përplasje në opozitë.

Ky vendim godet më së shumti Lulzim Bashën dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD.

Tashmë me vendim gjykate, kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend është ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.