
Historia prekëse e djalit që rigjeti dadon e tij pas 46 vitesh
Historia e jashtëzakonshme e Juan me dadon e tij. Pavarësisht se si shkoi rrjedha e jetës, pas shumë vitesh ai nuk e harroi dhe mezi priti që ta takonte dhe t’i jepte një përqafim të ndjerë.
Historia tashmë po xhiron rrjetin.
Juan është djali i cili u rrit në Bolivi në Amerikën e Jugut dhe Ana quhej dadoja e tij që e rriti.
Pas disa viteve, Juan u transferua në Spanjë. Kaluan vite por ai kurrë nuk e harroi dadon.
Dhe pas plot 46 vitesh, ai u kthye në vendin e lindjes gjeti dadon dhe i dha përqafimin me të cilin u rrit dhe nuk harroi kurrë. Po ju e mbani mend dadon tuaj?