Historia me fallin që nis nga Lindja e Mesme, pse disa besojnë?

Nuk ka asnjë dokument të shkruar për historinë e kafesë, por më e zakonshmja është se barinjtë e dhive në Etiopi ishin të parët që filluan të konsumonin kafe. Thuhet se ata panë një ndryshim tek dhitë pasi kishin ngrënë kokrrat e kafesë, dhe dukeshin më energjike.

Ata vendosën ta provonin vetë dhe e kuptuan që kokrrat e kafesë vërtetë ndikonin në gjendjen energjike të trupit. Shumë shpejt, reputacioni i kafesë si stimulues u përhap në Lindjen e Mesme dhe njerëzit mësuan ta përdornin atë si pije, në vend të lëngut të qershive.

Ndërsa kafeja bëhej gjithnjë e më e popullarizuar dhe e përdorur gjerësisht, filloi të formohej edhe kultura e kafesë dhe bashkë me të edhe fenomene të tilla si parashikimi i fatit nga llumi i kafesë.

Nëse kërkoni informacione rreth historisë së parashikimit të fatit me llumin e kafesë, do të shfaqet termi taseografi ose taseologji dhe vlen edhe për leximin e fatit nga gjethet e çajit ose vera. Vetë fjala rrjedh nga fjala franceze “tase”, një filxhan dhe prapashtesa greke “graph”, për të shkruar, ose mancy, për hamendje dhe logy, që do të thotë studim.

Njerëzit kanë qenë gjithmonë kuriozë për të ardhmen, por kur çaji dhe kafeja u bënë më të disponueshme, u kthye në mënyrën kryesore të parashikimit të së ardhmes, veçanërisht për ata që besojnë.

Dokumenti i parë i shkruar në anglisht për këtë temë lidhet me leximin e gjetheve të çajit nga viti 1881, në librin që autori anonim tregon se si të lexohen gjethet e çajit. Gjithashtu përshkruan përgatitjet shumë specifike për filaxhanin para leximit, duke e kthyer në drejtime të caktuara për tre herë.

Leximi i kafesë, ose parashikimi me llumin e kafesë, ekzekutohet kryesisht në Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Europës dhe Amerikës së Veriut. Por sidomos në Lindjen e Mesme me një ibrik ose Zesve për të përgatitur kafenë nga kafeja e bluar. Duke qenë se kafeja nuk filtrohet fare, por ka mbetur llum në fund të filxhanit, konsumuesi i kafesë duhet të ndalojë, duke mos e konsumuar llumin e kafesë në fund të filxhanit.

Dhe parashikimi pretendohet të bëhet nga kjo mbetje e kafesë, duke e hedhur atë në një pjatë filxhani dhe për pas duke kthyer dhe rrokullisur filxhanin në mënyra që të mbulohet me mbetjen e kafesë në të gjithë filxhanin.

Ka shumë këshilla se si lexohet një filxhan, megjithatë, pavarësisht se të shumtë janë ata që nuk besojnë, historia ka treguar se ka fallxhorë profesionistë që janë të specializuar në leximin e filxhanit të kafesë.

Në Finlandë për shembull, nuk ekziston traseologjia. Por në fakt ekziston një aplikacion që pretendon se lexon fatin dhe ky aplikacion ka mbi 500 mijë përdorues në baza ditore.

Turqia ndërkohë pretendon për të drejtat e autorit rreth këtij aplikacioni që për të shumtë mund të jetë edhe thjesht argëtim.

Fallxhorët thonë se dy gjëra janë të ndaluara dhe nuk duhet të ndodhin për asnjë arsye: Të lexosh filxhanin tënd dhe të lexosh për herë të dytë filxhanin e dikujt tjetër.

Leximi i filxhanit të kafesë është supersticion, por meqë është e njohur në shumë pjesë të botës dhe praktikohet, mesa duket e jep një përgjigje ose mbase një ngushëllim momenti, tek ata që besojnë.

Edhe nëse nuk merret shumë seriozisht, fallxhorët pretendojnë se mund t’u thonë njerëzve diçka që do iu ndodhë, për të krijuar atë besim. Por a ia vlen të hedhësh një hap të tillë dhe të paguash?

*Tibo News.