AlbanianEnglish

Historia e vërtetë e Horoskopit me 12 shenjat

Shumë faqe online premtojnë parashikime të mira të horoskopit, me ngjarje dhe evente të bazuara sipas tyre në lëvizjen e yjeve, por e rëndësishme është të mbani mend se është Toka ajo që lëviz, jo yjet. Arsyeja pse yjet duket sikur po lëvizin, si gjatë natës, ashtu edhe gjatë gjithë vitit ndodh sepse toka rrotullohet rreth boshtit të saj, pra Diellit.

Por përpara se shumica e njerëzve të dinin këtë, ata kaluan shumë kohë duke menduar për atë që ndodhte lart në qiell. Megjithëse astrologjia nuk është në vetvete një shkencë, ka një histori të gjatë të njerëzve që shikojnë yjet, e ndërkohë planifikojnë jetën e tyre.

Fermerët përdorën qiejt si kalendar shumë kohë më parë, ashtu si egjiptianët e lashtë kur ngritja e Sirius, i njohur si Ylli i Qenit u pa si një sinjal i përmbytjes së afërt vjetore të Nilit.

Udhëtarët përdorën qiejt si busull, duke ndjekur yjet për të ditur se ku duhet të shkonin. Dhe shumë njerëz përdorën qiejt si një burim drejtimi mistik gjithashtu.

Por kush i ngriti sytë lart nga qielli për të kuptuar se çfarë po ndodhte në tokë dhe pse njerëzit e tjerë po silleshin në disa mënyra? Është e paqartë saktësisht se kush e krijoi këtë mënyrë të menduari dhe kur, historianët dhe astronomët dinë gjithashtu pak se si u bë kaq popullore sot.

Nga erdhën shenjat e Zodiakut?

Yjet janë vetëm një nga gjërat e shumta në botën natyrore, të cilave qeniet njerëzore i janë drejtuar për përgjigje gjatë viteve.

“Ne vërtetë nuk e dimë se kujt i lindi për herë të parë ideja për të parë gjërat në natyrë dhe ndikimet hyjnore te njerëzit”, thotë astronomi Sten Odenwald. Ai shton: “Ka disa indikacione se arti i atëhershëm në shpella tregonte idenë se kafshët dhe gjëra të tjera mund të përshkohen me një lloj forme shpirtërore që më pas ka një ndikim tek ju, dhe nëse e pranoni atë formë shpirtërore, atëherë do të keni një gjueti të suksesshme. Kjo u mor përsipër nga ideja e hamendjes, ku në fakt mund t’i shikoni gjërat në natyrë dhe t’i studioni ato me kujdes, siç është leximi i gjetheve të çajit”.

Disa forma të astrologjisë shfaqen në sisteme të ndryshme besimi në kulturat e lashta.

Në Kinën e Lashtë, fisnikët i shikonin eklipset si shenja të kohëve të mira ose të këqija për perandorin e tyre, megjithëse mendohet se ato shenja kishin më pak zbatim në jetën e individëve të tjerë. Sumarianët dhe babilonasit, rreth mesit të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, dukej se kishin pasur shumë praktika hamendësimi – ata analizuan edhe njolla në mëlçi dhe në të brendshmet e kafshëve. Ishte ideja e tyre se shikimi i planetëve dhe yjeve ishte një mënyrë për të mbajtur gjurmët se ku ishin perënditë në qiell, dhe kjo mund të gjurmohet në tablonë e Venusit të Ammisaduqa.

Kjo tablo, e cila daton në mijëvjeçarin e parë para Krishtit dhe gjurmon lëvizjen e Venusit, është një nga pjesët më të hershme të asaj që quhet ogur planetar babilonas. Egjiptianët e lashtë kontribuan me idenë se modelet e yjeve përbënin yjësi, përmes të cilave dielli duket se “lëviz” në një kohë të caktuar gjatë vitit.

Mendohet se të gjitha këto ide u bashkuan kur Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin rreth vitit 330 para Krishtit.

Imagjinoni një vijë të drejtë të tërhequr nga Toka përmes Diellit dhe në hapësirë ​​përtej sistemit tonë diellor ku ndodhen yjet. Më pas, imagjinoni Tokën duke ndjekur orbitën e saj rreth Diellit. Kjo linjë imagjinare do të rrotullohej, duke treguar yje të ndryshëm gjatë një udhëtimi të plotë rreth Diellit – ose, një vit. Të gjithë yjet që shtrihen afër diskut të sheshtë imagjinar të fshirë nga kjo vijë imagjinare thuhet se janë në zodiak. Yjësitë në zodiak janë thjesht yjësitë që tregon kjo vijë e drejtë imagjinare në udhëtimin e saj njëvjeçar.

Cilat janë 12 shenjat e zodiakut?

Dashi  (21 mars – 19 prill), Demi (20 prill – 20 maj), Binjakët (21 maj – 20 qershor). ), Gaforrja (21 qershor – 22 korrik), Luani (23 korrik – 22 gusht), Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator), Peshorja (23 shtator – 22 tetor), Akrepi (23 tetor – 22 nëntor 21), Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor), Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar), Ujori (20 janar – 18 shkurt) dhe Peshqit (19 shkurt – 20 mars).

Këto shenja perëndimore ose tropikale të zodiakut u emëruan sipas yjësive dhe u përputhën me datat bazuar në marrëdhënien e dukshme midis vendosjes së tyre në qiell dhe diell.

Babilonasit e kishin ndarë tashmë zodiakun në 12 shenja të barabarta deri në vitin 1500 para Krishtit – me emra të ngjashëm plejadash me emrat e njohur sot, si Binjakët e Mëdhenj, Luani, Peshorja – dhe këto më vonë u përfshinë në hamendjen greke. Astronomi Ptolemeu, autor i Tetrabiblos, i cili u bë një libër thelbësor në historinë e astrologjisë perëndimore, ndihmoi në popullarizimin e këtyre 12 shenjave.

“E gjithë kjo ide se kishte 12 shenja përgjatë zodiakut që ishin 30° të gjera dhe që dielli lëvizte nëpër këto shenja rregullisht gjatë vitit, u kodifikua nga Ptolemeu,” thotë Odenwald. Edhe fjala “zodiak” vjen nga greqishtja, nga një term për “figurë kafshësh të skalitura”, sipas Fjalorit anglisht të Oksfordit, dhe rendi në të cilin zakonisht renditen shenjat vjen gjithashtu nga ajo periudhë.

“Në kohën e grekëve,” shpjegon Odenwald, “dita e parë e pranverës filloi kur dielli u shfaq në yjësinë e Dashit dhe më pas gjithçka u shënua që nga ajo kohë e tutje rreth qarkut të vitit.”

Megjithatë, Toka ka lëvizur në boshtin e saj që atëherë, një proces i njohur si precesion, kështu që tani datat që përdoren për të shënuar shenjat nuk korrespondojnë realisht me yjësitë e sfondit që u japin atyre emrat e shenjave të tyre. Në fakt, kronologjia ka zhvendosur vërtet një shenjë drejt Perëndimit. Kjo do të thotë se datat e shenjave të zodiakut, bazuar në ndarjen matematikore të vitit, në thelb korrespondojnë sot me praninë e diellit në yjësitë e shenjave që vijnë përpara tyre. (Natyra e caktuar e shenjave është gjithashtu arsyeja pse argumenti i Shoqatës së Planetariumit të Minesota në 2011 se duhet të ketë një shenjë të 13-të të zodiakut tani, Ophiuchus, në fakt nuk rezultoi në një ndryshim të madh astrologjik.)

Ophiuchus dhe teoria e shenjës 13 të horoskopit

You don't have permission to register