Historia e trishtë me flokët e Jada Smith që u bënë objekt “sherri” në Oscars

Një koment i komedianit Chric Rock në skenën e Oscars shkaktoi një nga situatat më të paprecedenta në historinë e eventit Gala.

A ishte shaka, a ishte e planifikuar? Të shumtë mund të aludojnë, por e vërteta është se komenti i Chris Rock për flokët e Jada Pinkett Smith mund të ketë prekur aq shumë bashkëshortin e saj Will Smith e ndërsa Jada Smith ka kaluar momente shumë të vështira që kur filloi të përjetonte rënie të flokëve.

Jada Pinkett Smith ka folur shpesh herë në intervista për luftën me rënien e flokëve.

Aktorja amerikane 46 vjeçe e pati paralajmëruar edhe rruajtjen e kokës: “Kam pyetur shpesh veten, pse duhet të mbaj kaq pak flokë në kokë dhe të luftoj çdo ditë? Ka qenë e tmerrshme në fillim. Mjekët nuk kanë identifikuar shkakun e rënies së flokëve, por bashkëshorti im Will Smith beson se mund të jetë e lidhur me stresin ose me alopecia-n”

Ylli i Girls Trip fillimisht dyshoi se kishte një sëmundje të rëndë që i shkaktonte rënie të flokëve: “Filluan të më binin në dush, herën e parë kur e përjetova mendova: O zot, çfarë po ndodh me mua? Po dridhesha nga frika.  Mendoja se do të vdisja. Dhe kjo është arsyeja pse unë nuk preferoj të mbaj me flokë, e do vazhdoj ti pres”!

Komediani Chris Rock teksa pa bashkëshorten e Will Smith me flokë të prerë totalisht, tha: Jada, mezi pres për GI Jane 2, referuar një filmi të hershëm ku ka luajtur  Demi Moore.

Will Smith ngrihet nga ulësja dhe e qëllon Rock me shuplakë, dhe kthehet sërish në vendin e tij. Chris Rock duket se nuk e priste këtë veprim, duke thënë se ky moment do të mbahet mend!

Oscars me shuplaka, momenti kur Will Smith s’duron komentin për gruan