
Historia e Tina Turner nga dashuria e parë tek 4 djemtë dhe largimi në Zvicër
Ikona e muzikës Rock n Roll, Tina Turner ndërroi jetë në moshën 83 vjeçe, pas vitesh vuajtje nga një sëmundje. Shumica e njohin yllin nga muzika e saj, me zërin që zor të ngatërrohet me dikë tjetër.
Por si ka qenë jeta e saj familjare? Po fëmijët?
Tina Turner u bë nënë për herë të parë në moshën 18 vjeç.
Ajo solli në jetë djalin e parë Raymond Craig pas historisë së dashurisë me saksofonistin Raymond Hill në gusht të vitit 1958.
Më pas Raymond u adoptua nga bashkëshorti i parë i Tina Turner. Ike Turner, me të cilin u martua nga viti 1962 në vitin 1978, dhe i ndërroi emrin në Craig Raymond Turner.
Tina adoptoi gjithashtu dy djemtë e Ike, Jr dhe Michael, nga lidhja e mëparshme e Ike me Lorraine Taylor.
Këngëtarja e Proud Mary dhe Ike sollën në jetë të vetmin fëmi së bashku, djalin Ronnie Turner në tetor 1960.
“Më duhet ta pranoj, ata ishin të gjithë fëmijë të mbarë”, ka thënë Tina Turner gjatë një interviste në vitin 1997, duke shtuar se përpos vështirësive, ata u rritën dhe po e përballojnë jetën mirë.
Dy prej djemve të Tinas kanë treguar se kanë kaluar vështirësi teksa nëna e tyre duhej të këndonte: Ne u lanim vetë, kujdeseshim vetë, kur vinte mami ne i hanim tre vaktet përnjëherësh.
Në 1985-ën, Tina filloi të njihej me atë që do bëhej burri i ardhshëm Erwin Bach, dhe të dy u zhvendosën në Zvicër në vitin 1995, aty ku jetonte Erwin.
Në një autobiografi, Tina shprehet se ndihet pak si e largët me fëmijët, përveç Craig. Në tetor 1989, ajo vendosi tu heqë financimet djemve, duke thënë në një intervistë: Jam akoma në mbështetje të fëmijëve të mi, por nuk do lejoj që ata të më përdorin.
Craig kreu vetëvrasje në korrik të vitit 2018, ndërsa 4 vite më pas Ronnie ndërroi jetë për shkak të kancerit.
Pas vdekjes së Craig, Tina shpërndau hirin e tij në bregun e Californisë dhe largimin e tij e quajti momentin më të trishtë të saj si nënë.
“Ai vdiq 59 vjeç, por gjithmonë ishte bebi im”.